Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar për vazhdimin e programit edukativ “Shkolla e Vëmendjes”, i cili në javën e dytë do të sjellë punëtori të ndryshme që ndërthurin artin bashkëkohor, eksperimentet shqisore dhe metodat pedagogjike.
Programi udhëhiqet nga Likana Cana dhe përmes aktiviteteve synon të eksplorojë mënyrat se si funksionon vëmendja. Pjesëmarrësit do të zhvillojnë një shëtitje psikogjeografike në qytet, do të shqyrtojnë ndikimin e rrjeteve sociale dhe do të eksperimentojnë me Inteligjencën Artificiale.
Punëtoritë do të përmbyllen me krijimin e një Manuali Praktik kolektiv të Shkollës së Vëmendjes.
Programi u dedikohet studentëve dhe profesionistëve të rinj të moshës 18 deri në 35 vjeç. Pjesëmarrja është e hapur dhe pa pagesë, ndërsa nuk kërkohet përvojë paraprake në art apo psikologji./KultPlus.com








