ASH: Dimitrievski po e përdor çështjen e provimit të jurisprudencës për fushatë politike

Advertisement

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kryetari i ZNAM-it,Maksim Dimitrievski, mund të largohet nga Qeverianë pritje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Sipas ASH-së, çështjen e provimit të jurisprudencësai po e përdor si temë për fushatë politike, me qëllimqë të paraqitet si „patriot i madh“. Në komunikatën esaj, ASH kritikon edhe ofertën politike tëDimitrievskit, duke e cilësuar atë si një përpjekje përtë rikuperuar rejtingun.

Reagimi i plotë i ASH-së:

Maksim Dimitrievski mund ta lëshojë Qeverinë, sepse e di se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, qëndron në komumikatën e Aleancës për Shqiptarët, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Çështja e provimit të jurisprudencës i duhet për ta përdorur në fushatë, për të luajtur rolin e „patriotit të madh“. Por, patrioti i madh në fakt është patriot me bateri prej Kinës.

Çfarë tjetër do t’u thoshte votuesve në fushatë? Do ta rikthejmë emrin e shtetit? Do t’ju sigurojmë transport publik falas? Do ta rregullojmë sheshin e qytetit?

Pra, të gjitha kartat e tjera i ka të djegura. Me këtë qasje tenton, sado pak, ta përmirësojë 1% të rejtingut, por kot e ka.

Letër e lexuar!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit