Qyteti i Shkupit dhe GREKO forcojnë bashkëpunimin për të parandaluar korrupsionin

Advertisement

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, sot realizoi takim me përfaqësues të GREKO-s (Grupi i shteteve kundër korrupsionit), në të cilin u diskutua për parandalimin e korrupsionit dhe forcimin e integritetit dhe llogaridhënies në nivel lokal.

“Përgjegjësi për çdo vendim, llogaridhënie për çdo denar! Si kryetar i Qytetit të Shkupit, theksova rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e praktikave të mira për menaxhim të ndershëm dhe të përgjegjshëm të fondeve publike”, shkroi Gjorgjievski në “Fejsbuk”.

Ai theksoi se besimi i qytetarëve ndërtohet përmes punës së përgjegjshme dhe procedurave transparente.

“Besimi i qytetarëve fitohet përmes punës, procedurave të qarta dhe gatishmërisë për të dhënë llogari për çdo vendim të marrë”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit.

Në takim u diskutua gjithashtu për përgjegjësi më të madhe të shërbimeve dhe kryetarëve të komunave, si dhe për përfshirje më aktive të sektorit joqeveritar në përgatitjen e planeve financiare dhe buxheteve.

“Qytetarët kanë të drejtë të dinë se si planifikohen paratë e tyre dhe ku shpenzohen ato”, thekson ai.

Siç thekson Gjorgjievski, Qyteti i Shkupit po punon në zhvillimin e mjeteve digjitale si mekanizëm për parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e transparencës në punën e administratës.

“Me procedura më të thjeshta, informacion më të arritshëm dhe aftësinë për të monitoruar procedurat, po krijojmë kushte për një administratë më transparente dhe më të përgjegjshme. Fondet publike janë një besim që duhet ta justifikojmë. Çdo ditë, me çdo vendim dhe me çdo vepër!”, shkroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Gjorgjievski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit