Njësiti kundër Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër B.Ç. (30) nga Shkupi, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „Prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve“, sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e udhëtarëve „Peugeot“, me targa të Shkupit, të cilin personi i kallëzuar e drejtonte në zonën e Komunës së Aerodromit, edhe përkundër asaj se ka pasur ndalim aktiv për drejtimin e automjetit, ishin gjetur dhe sekuestruar 32 paketime me kokainë, një thikë dhe para.








