Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në edicionin e 32-të të Festivalit të Këngës për Fëmijë “Bletëzat 2026”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami theksoi rëndësinë e këtij festivali në promovimin e talentit të fëmijëve dhe pasurimin e jetës kulturore të qytetit.
Ai bëri të ditur se Komuna e Tetovës edhe këtë vit ka mbështetur organizimin e festivalit, duke vlerësuar se investimi në kulturë dhe në brezat e rinj është investim në të ardhmen.
Kasami përgëzoi organizatorët dhe fëmijët pjesëmarrës për realizimin e këtij edicioni.








