Rekord në Transfuzologji, Elezi: Qytetarët po tregojnë vetëdije më të lartë

Advertisement

 

Drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit, Amir Elezi, në një deklaratë për Ora24.tv, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 është shënuar rekord në numrin e dhuruesve të gjakut, me gjithsej 60.220 dhurues.

Elezi u shpreh i kënaqur me interesimin dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj dhurimit vullnetar të gjakut, duke theksuar se vetëdija për rëndësinë e këtij akti human po rritet vazhdimisht.

Ai bëri të ditur se synimi i institucionit është që edhe gjatë këtij viti të vazhdojnë përpjekjet për rritjen e numrit të dhuruesve, në mënyrë që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm me gjak dhe produkte të gjakut për të gjithë pacientët që kanë nevojë.

Sipas Elezit, solidariteti dhe angazhimi i qytetarëve janë thelbësorë për funksionimin e sistemit të transfuzionit dhe për shpëtimin e jetëve të pacientëve.

Dhurimi vullnetar i gjakut mbetet një akt human që mund të bëjë dallimin mes jetës dhe vdekjes për ata që kanë nevojë për të.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit