Rikthehet Big Brother VIP Kosova, sonte Prime-i i parë

Advertisement

Ka nisur spektakli i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”. Prime-i i parë zyrtar po mbahet sonte, më 30 tetor, duke shënuar rikthimin e këtij formati në ekranet televizive.

Këtij edicioni i parapriu hyrja e tre banorëve të parë në shtëpi, një natë para premierës zyrtare. Bëhet fjalë për Arlinda Morinën, reperin Nichi dhe Antoneta Koçin.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së sotme pritet të prezantohen edhe konkurrentët e tjerë, të cilët do të bëhen pjesë e garës për çmimin e madh.

Spektakli prezantohet nga Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi dhe transmetohet në Klan Kosova, ndërsa nata e parë pritet të sjellë surpriza dhe dinamika të reja./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit