Përfundoi autopsia e dy viktimave në Shkup, hetohen rolet e katër të dyshuarve

Advertisement

Autopsia e dy banorëve të lagjeve të Shkupit Hrom dhe Gjorçe Petrovi ka përfunduar. Rezultatet pritet t’i dërgohen Prokurorisë pas analizave shtesë.

Hetimi vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve dhe analizimin e provave të mbledhura. Hetuesit po verifikojnë nëse katër të dyshuarit kishin role të ndara gjatë grabitjeve, si u zhvilluan sulmet dhe çfarë roli pati secili në ngjarje.

Po shqyrtohen edhe sendet e sekuestruara nga shtëpitë e viktimave, me qëllim që të sqarohen të gjitha rrethanat e lidhura me të dy rastet.

Katër të dyshuarit u arrestuan më 27 tetor. Ata dyshohen për dy vepra penale të grabitjes me pasojë vdekjen, të kryera në lagjen Hrom të Shkupit më 22 tetor dhe në Gjorçe Petrovi më 27 tetor.

Sipas informacioneve, afati fillestar i ndalimit prej 48 orësh përfundon të premten. Prokuroria mund të kërkojë sërish ndalim afatshkurtër, nëse plotësohen kushtet ligjore.

Sipas burimeve nga organet e drejtësisë, katër të dyshuarit jetonin në Vollkovë.

Hetimi duhet të përcaktojë përgjegjësinë individuale të të dyshuarve dhe të gjitha rrethanat në të cilat ndodhën dy rastet tragjike. Të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit