VMRO-DPMNE: Me rënien e Zaevit filluan ndryshimet në Maqedoni, ndërsa finalja është largimi i Filipçes

Advertisement

Shkup, 28 tetor, Zhurnal.mk – Ndryshimet që po i shohim tani në shtetet evropiane, filluan pikërisht nga Maqedonia pesë vjet më parë. Së pari me rënien dhe largimin nga pushteti të Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes si ministër i tij dhe bashkëpunëtorit më të afërt. Më pas, para dy vitesh, me nokautimin e LSDM-së në zgjedhjet parlamentare dhe rënien e pasardhësit të Zaevit, Dimitar Kovaçevskit, më në fund erdhën ndryshimet dhe Maqedonia u çlirua nga pushteti kriminal dhe tradhtar, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

„Populli mori shpresë se gjërat mund të jenë më të mira dhe në zgjedhje zgjodhi dinjitetin, të ardhmen, një të nesërme më të mirë dhe punën e ndershme.

Prandaj është i pakuptueshëm fenomeni që mbizotëron te LSDM-ja pas zgjedhjeve në Serbinë fqinje. Jetojnë në iluzion dhe janë të bindur se një gënjeshtër e përsëritur 1000 herë ose një tregim i trilluar do të bëhet e vërtetë.

E festojnë humbjen e Aleksandar Vuçiqit, sikur ata të kishin fituar zgjedhjet dhe sikur deri dje të mos kishin qenë miq të mirë. Ata ndoshta duan ta harrojnë këtë dhe me gjasë mendojnë se edhe populli ka kujtesë të shkurtër, prandaj hyjnë në tregime të tilla, sikur te ata të funksiononte thjesht Frojdi.

Edhe ne, edhe qytetarët, e kujtojmë mirë se si deri para disa vitesh, kur Filipçe dhe Zaev ishin në pushtet, e lartësonin dhe i përuleshin Vuçiqit, ndërsa ai në kufi u dhuronte vaksina kundër Covid-it, sepse tanët donin t’i vidhnin.

Populli mban mend mirë se si vetëm para disa vitesh, Zaevi dhe Filipçe e shëtisnin Vuçiqin nëpër kantinat maqedonase të verës, i dhuronin fanella maqedonase dhe i kërkonin falje nëse në Maqedoni dikush kishte thënë ndonjë fjalë të keqe për të.

Ndërkohë, njerëzit e tij të afërt, si Aleksandar Obradoviq dhe Zoran Bashanoviq, njëri bashkëpunëtor i afërt e tjetri kumbar i Vuçiqit, menjëherë pas ardhjes së LSDM-së në pushtet, u sistemuan personalisht nga Zaevi si këshilltarë në qeverinë e tij.

Në vend që të merren dhe të festojnë fitoren zgjedhore të një partie në një shtet tjetër, do të ishte e dëshirueshme që LSDM-ja dhe Venko Filipçe të rregullojnë oborrin e tyre dhe, nëse tashmë mendojnë se janë të përgatitur dhe se vetëm sa nuk kanë fituar, le të urdhërojnë dhe le të kërkojnë zgjedhje.

Por, LSDM-ja dhe Filipçe ikin prej tyre si djalli nga temjani, duke harruar se në Maqedoninë demokratike në pushtet vjen duke fituar zgjedhjet.

Dhe kur tashmë LSDM-ja dhe Filipçe pyesin se kush është i radhës, përgjigjja është e thjeshtë. I radhës është Venko, sepse ai është nga e njëjta strukturë e vjetër dhe kriminale e LSDM-së, mbi të cilin rëndojnë 20% komision nga aneksi për rritjen e çmimit të spitaleve modulare, viktimat nga spitali modular në Tetovë, vaksinat Stabri, viza e artë, bizneset dhe banesa në Dubai, aksionet në kompaninë ajrore indiane dhe shumë gjëra të tjera.

E thënë thjesht, me rënien e Zaevit para pesë vitesh filluan ndryshimet në Maqedoni, vazhduan me debaklin zgjedhor të LSDM-së dhe largimin e Kovaçevskit, ndërsa finalja duhet të jetë pensionimi politik dhe largimi nga skena politike i Venko Filipçes“, qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit