Ushtarët profesionistë që mbushin 45 vjeç do të mund të qëndrojnë në Armatë

Advertisement

Me reformën në Armatë zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që mbushin 45 vjeç, duke u mundësuar atyre të vendosin nëse dëshirojnë të vazhdojnë të shërbejnë në Armatë si personel civil, përmes transformimit të marrëdhënies së punës nga afat i caktuar në afat të pacaktuar, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, Vendimi, sqaroi Misajllovski, është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa zgjidhja është dakorduar dhe harmonizuar bashkërisht me Armatën dhe sindikatat e ushtarëve.

“Zgjidhja nënkupton që ushtarët profesionistë maqedonas më në fund dhe me të drejtë të mund të jenë të kënaqur dhe të sigurt për të ardhmen e tyre edhe pas moshës 45-vjeçare. Mbeten të gjitha mundësitë si deri më tani – dëmshpërblimi në vlerë prej dy pagash mesatare ose transferimi në një institucion tjetër shtetëror, por me këtë reformë krijojmë një zgjidhje që çdo ushtar profesionist të mund të qëndrojë në Armatë si personel civil”, deklaroi Misajllovski.

Kjo është një zgjidhje krejtësisht e re dhe, siç theksoi Misajllovski, nuk është pjesë e Marrëveshjes Kolektive, për të cilën negociatat vazhdojnë dhe pritet të nënshkruhet së shpejti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit