16 Tetori – Dita Botërore e Ushqimit, thirrje për qasje në ushqim të shëndetshëm për të gjithë

Advertisement

Çdo vit, më 16 tetor, shënohet Dita Botërore e Ushqimit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për urinë, kequshqyerjen dhe rëndësinë e sigurisë ushqimore në mbarë botën.
Kjo ditë u themelua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), për të theksuar rëndësinë e krijimit të sistemeve ushqimore të qëndrueshme dhe garantimit të qasjes në ushqim të sigurt e ushqyes për të gjithë.
Pavarësisht përparimit në bujqësi dhe teknologji, miliona njerëz në botë vazhdojnë të përballen me pasiguri ushqimore. Varfëria, konfliktet, ndryshimet klimatike dhe rritja e kostos së jetesës mbeten ndër faktorët që vështirësojnë sigurimin e ushqimit të mjaftueshëm.
Dita Botërore e Ushqimit shërben si një thirrje për veprim të përbashkët, për të luftuar urinë, për të zvogëluar humbjen dhe shpërdorimin e ushqimit dhe për të promovuar një mënyrë më të shëndetshme e të qëndrueshme të jetesës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit