“GËRDIA” NGA KOSOVA, SONTE NË MBRËMJEN E KATËRT TË SKUPIFESTIVALIT

Advertisement

Në mbrëmjen e katërt të SkupiFestivalit, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë shfaqjen teatrale “Gërdia”, me autor dhe regjisor Astrit Kabashin, nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Një vepër që depërton në thellësitë e traumës njerëzore, duke sjellë në skenë historinë e një njeriu të përndjekur nga një sekret i tmerrshëm, që nuk e lë të gjejë qetësi dhe e ndjek si hije në çdo hap të jetës së tij.

Përmes interpretimit të shkëlqyer të Bujar Ahmetit, shfaqja e kthen dhimbjen, frikën dhe peshën e së kaluarës në një përjetim të fuqishëm skenik, që e fton publikun të reflektojë mbi plagët e padukshme të njeriut dhe sekretet që mund ta rëndojnë shpirtin e tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit