Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim një delegacion të përfaqësueseve të strehimoreve të Kosovës, me të cilat ka diskutuar për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe sfidat me të cilat përballen këto institucione.
Gjatë takimit, Shiroka-Pula vlerësoi punën dhe përkushtimin e përfaqësueseve të strehimoreve, duke theksuar rëndësinë e rolit të ty
re në garantimin e sigurisë së grave dhe mbështetjen e tyre për t’u riintegruar në shoqëri.
Ajo theksoi se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët e institucioneve dhe shoqërisë.
Presidentja nënvizoi se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë, duke shprehur interesim për nevojat konkrete dhe sfidat me të cilat përballen strehimoret.
Në këtë drejtim, u diskutua edhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet, me qëllim që shërbimet për gratë që përjetojnë dhunë të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.
Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me përfaqësueset e strehimoreve, si dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre dhe trajtimin e çështjeve që kërkojnë vëmendje institucionale.
Burimi: Arbresh.info








