Mickoski: Përshpejtim i projekteve dhe shfrytëzim maksimal i fondeve evropiane

Advertisement

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot në Qeveri zhvilloi një takim pune me ministrat përgjegjës dhe përfaqësuesit e Zyrës për Çështje Evropiane, kushtuar zbatimit të programeve IPA 2 dhe IPA 3.

Në takim u diskutua për aktivitetet aktuale, realizimin e projekteve, koordinimin ndërinstitucional dhe mundësitë për shfrytëzim më efikas të mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian.

Qëllimi është përshpejtimi i realizimit të projekteve, rritja e efikasitetit të institucioneve dhe shfrytëzimi maksimal i fondeve evropiane për projekte konkrete, zhvillim dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit