Alarm në Haraçinë: Deponia ilegale vazhdon të nxjerrë tym, institucionet nën presion!

Advertisement

Tre ditë pas shpërthimit të zjarrit në deponinë ilegale pranë Haraçinës, tymi vazhdon të përhapet edhe pas reshjeve të shiut. Situata ka ngritur shqetësime për ndotjen e ajrit dhe rrezikun për mjedisin dhe shëndetin e banorëve.

Aktivistët ekologjikë kërkojnë ndërhyrje urgjente dhe masa konkrete për shuarjen e zjarrit, si dhe zgjidhje afatgjatë për problemin e deponive ilegale.

Shqetësim shtesë paraqet fakti se, sipas Ministrisë së Mjedisit, vetëm tri deponi në vend kanë leje për funksionim: Drislla, deponia në Gjevgjeli dhe ajo në Gostivar.

Nga institucionet kompetente priten sqarime nëse janë kryer matje të cilësisë së ajrit dhe nëse do të përcaktohet përgjegjësia për këtë rast.

Ndërkohë, qytetarët presin veprime konkrete, pasi zjarret në deponitë ilegale po përsëriten, ndërsa zgjidhjet e qëndrueshme vazhdojnë të mungojnë

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit