Valbona Adili Emini uron Justina Shiroka-Pulën: Një zë gruaje më shumë aty ku merren vendimet

Advertisement

Deputetja e VLEN-it, Valbona Adili Emini, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për marrjen e detyrës së re si Presidente e Republikës së Kosovës.
Adili Emini e ka cilësuar zgjedhjen e saj si një tjetër hap të rëndësishëm për përfaqësimin e grave në pozitat e larta udhëheqëse, duke theksuar se çdo grua që arrin në një pozitë të tillë bëhet frymëzim për shumë gra dhe vajza.
“Edhe një grua më shumë në majën e përgjegjësisë. Edhe një zë gruaje më shumë aty ku merren vendimet”, ka shkruar ajo.
Në urimin e saj, Adili Emini i ka dëshiruar Presidentes së re një mandat me dinjitet, përgjegjësi dhe arritje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit