VLEN: 335 mijë euro për pasaportën e Grubit, familjet shqiptare paguan me ikjen e fëmijëve

Advertisement

 

 

Kazinomani Artan Grubi po e kërkon pasaportën mbrapsht. Mbrojtja e tij ka ofruar si garanci pasuri të paluajtshme në vlerë prej 335 mijë euro. Tani opinioni me të drejtë kërkon shpjegim se e kujt është kjo pasuri dhe si është fituar.

 

Qytetarët e dinë sa vite punë duhen për një kulm mbi kokë. Prandaj kjo shumë të vret sytë. Populli mezi e lidh muajin, ndërsa vetëm për pasaportën e Grubit vihen në tavolinë mbi 335 mijë euro. Nëse pasuria është e tij, a kaq shumë paska kursyer me pagë funksionari?

 

Po çfarë bënte Artan Grubi derisa njerëzit i bënin gati valixhet? Ai dhe partia e tij mbillnin kumarin nëpër çdo lagje. Kutia e zezë e BDI-së tani kërkon pasaportën, por ka ende hesap për të dhënë. Përfundoi edhe në listën e zezë amerikane për korrupsion dhe ndërhyrje brutale në drejtësi.

 

BDI-ja e pareformuar për dekada u thoshte shqiptarëve se pa të nuk kishte të ardhme. Pas gjithë atyre viteve në pushtet, shumë familje të ardhmen e kërkonin në stacionin e autobusëve, me biletë njëdrejtimëshe. Fëmijët iknin. Krerët e BDI-së, pa e prishur terezinë, vazhdonin të kërkonin vota me të njëjtin avaz.

 

Shqiptarët i paguan shtrenjtë politikat e BDI-së, me vite të humbura e familje të ndara. Populli ndahej nga fëmijët, krerët e BDI-së nuk ndaheshin nga kolltuqet. Tani Grubi kërkon pasaportën mbrapsht. Populli kërkon fëmijët në shtëpi.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit