Kosova i shpëtoi zgjedhjeve të parakohshme – Ali Ahmeti: Interesi shtetëror mbi atë partiak

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës Presidente të Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka përshëndetur zgjidhjen e situatës politike në Kosovë, duke vlerësuar se vendi arriti të shmangë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Ai e ka uruar Shiroka-Pulën për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses dhe urtësi në ushtrimin e mandatit.

“Presidente prof. dr. Justina Shiroka-Pula, urime për përgjegjësinë e re dhe detyrën e lartë shtetërore! Ju uroj shumë sukses, urtësi dhe arritje në ushtrimin e këtij misioni të rëndësishëm në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Ahmeti.
Kreu i BDI-së ka theksuar gjithashtu rëndësinë e stabilitetit institucional dhe vendosjen e interesit shtetëror e qytetar mbi interesat partiake.

“Stabiliteti institucional, përqendrimi te zgjidhjet që i ofrojnë të ardhme më të mirë qytetarëve dhe vendosja e interesit shtetëror e qytetar mbi atë partiak duhet të jenë gjithmonë udhërrëfyes për autoritetet politike të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit