Sezoni i ngrohjes nis më 15 tetor, por mund të fillojë edhe më herët nëse temperaturat bien

Advertisement

Nga 15 tetori zyrtarisht fillon sezoni i ngrohjes 2026/2027 për konsumatorët e lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore në qytetin e Shkupit, me të cilin menaxhon SHA EMV.

Sipas rregullores, sezoni i ngrohjes mund të fillojë edhe para 15 tetorit, përkatësisht në periudhën nga 1 deri më 15 tetor, nëse parashikimi për temperaturën mesatare të jashtme për ditën e ardhshme është 12°C ose më e ulët, bazuar në të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Deri më 15 tetor, në ueb-faqen e EMV Furnizim çdo ditë do të publikohen informacione nëse janë plotësuar kushtet për furnizim me energji termike, në përputhje me vendimet e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit dhe parashikimet e DPHM-së për temperaturën mesatare ditore.

Apel për konsumatorët për përgatitje në kohë të sezonit të ngrohjes

“Me qëllim që sezoni i ngrohjes të fillojë dhe të zhvillohet pa probleme, i rikujtojmë dhe u bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve që me kohë t’i përfundojnë riparimet e nevojshme në instalimet e tyre të brendshme të ngrohjes, pasi mirëmbajtja e rregullt është detyrim i tyre. Ndërhyrjet e përfunduara duhet të raportohen menjëherë në Qendrën për Kujdesin ndaj Konsumatorëve, me çka do të mundësohet furnizimi i pandërprerë me ngrohje”, thonë nga EMV.

Ata shtojnë se për funksionimin e sistemit, është e nevojshme të sigurohet qasje për personat zyrtarë në nënstacionet termike, si dhe furnizim i rregullt me energji elektrike i nënstacioneve termike.

“U bëjmë thirrje bashkësive të pronarëve që me kohë t’i shlyejnë faturat e energjisë elektrike për nënstacionet termike dhe të kontrollojnë nëse instalimet elektrike janë funksionale. Mirëmbajtja në kohë e instalimeve të brendshme, sigurimi i qasjes së papenguar në nënstacionet termike dhe furnizimi i rregullt me energji elektrike janë në interes të përbashkët dhe kontribuojnë për furnizim të sigurt dhe të pandërprerë me energji termike”, thuhet në njoftim.

Të gjithë konsumatorët mund të kontrollojnë nëse objekti i tyre gjendet në listën e objekteve pa kushte për furnizim me ngrohje në këtë link – Objekte të mbyllura – EMV Furnizim.

Për informacione, raportim të defekteve dhe njoftim për përfundimin e ndërhyrjeve, konsumatorët mund të kontaktojnë:

Shërbimet e EMV Energjetika: 02 3104 816 dhe 02 3104 872

Qendrën për Kujdesin ndaj Konsumatorëve: 02 3076 200 dhe 075 400 100

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit