Kandidati i Trump në Sofje: SHBA-ja mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Advertisement

Kandidati i Donald Trump për ambasador të SHBA-së në Bullgari, Douglas Holder, deklaroi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është në interesin e Shteteve të Bashkuara.

Holder këtë qëndrim e shprehu gjatë dëgjimit në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, ku u pyet edhe për raportet mes Shkupit dhe Sofjes.

Ai tha se mosmarrëveshjet mes dy vendeve janë komplekse, ndërsa theksoi se SHBA-ja ka marrëdhënie të mira me të dyja palët.

“Nëse konfirmohem, do të synoj të ruaj marrëdhëniet me të dyja vendet, të dialogoj me udhëheqësit e tyre dhe të nxis mirëkuptimin e ndërsjellë”, tha Holder.

I pyetur nëse anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është në interesin amerikan, ai u përgjigj pozitivisht.

Holder, ish-anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve të Floridës, është nominuar nga Trump për ambasador në Sofje dhe pret konfirmimin e Senatit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit