Zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski sot zhvilloi një takim pune me anëtarë të Parlamentit Evropian, në kuadër të mbledhjes së 25-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar *Republika e Maqedonisë së Veriut – Bashkimi Evropian*.
Në fokus të bisedimeve ishin integrimi evropian i vendit, procesi i reformave dhe hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale dhe përparimin e *Republikës së Maqedonisë së Veriut* në përmbushjen e detyrimeve, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të reformave në fushat kyçe që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE.
Nikolloski informoi për aktivitetet konkrete që po ndërmerr Qeveria në drejtim të avancimit të reformave, forcimit të institucioneve dhe krijimit të kushteve për përshpejtimin e integrimit evropian.
Në takim u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm me institucionet e Bashkimit Evropian, si partner i rëndësishëm i *Republikës së Maqedonisë së Veriut* në procesin e afrimit me familjen evropiane.
Gjithashtu, u konstatua se *perspektiva evropiane mbetet prioritet strategjik për Republikën e Maqedonisë së Veriut*, ndërsa vazhdimi i dialogut të hapur me institucionet evropiane është i një rëndësie të veçantë për përparimin e mëtejshëm të vendit.
Takimi shërbeu edhe si mundësi për shkëmbimin e qëndrimeve mbi çështjet aktuale, sfidat dhe hapat e ardhshëm në procesin e integrimit evropian.






