Janevska: Duhet t’i rikthejmë dinjitetin dhe vlerësimin profesionit të mësuesit

Advertisement

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, vuri në pah rëndësinë e profesionit të mësuesit dhe rolin e pazëvendësueshëm që ai ka në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Janevska theksoi se gjatë viteve të kaluara profesioni i mësuesit kishte humbur një pjesë të rëndësisë dhe dinjitetit që i takon, për shkak të faktorëve të ndryshëm. Sipas saj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës gjatë dy viteve të fundit po ndërmerr hapa për rikthimin e respektit dhe vlerësimit ndaj mësimdhënësve.

“Shumë herë kam thënë: çfarë shoqërie, i tillë është edhe arsimi. Gjatë një periudhe të viteve të kaluara, për shkak të një sërë arsyesh të ndryshme, u humb rëndësia dhe dinjiteti i mësuesit”, deklaroi Janevska.

Ajo shtoi se përpjekjet e institucioneve synojnë që të rinjtë ta kuptojnë më mirë rëndësinë e mësuesit dhe kontributin e tij në shoqëri.

“Gjatë këtyre dy viteve po bëjmë gjithçka që të rinjtë ta kuptojnë rëndësinë e mësuesit, i cili ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Shpresoj që në këtë po ia dalim. Edhe prania ime sot, por edhe gjatë viteve të kaluara, tregon se sa shumë duhet të vlerësohet ky profesion”, tha ministrja.

Deklarata e saj u bë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit