Si pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), deputetja Bisera Kostadinovska Stojçevska mori pjesë në misionin vëzhgues të zgjedhjeve në Bosnjë e Hercegovinë, bëjnë të ditur nga Kuvendi.
“Në zgjedhje u votua për tre anëtarët e Presidencës së BeH-së – boshnjak, serb dhe kroat; Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të BeH-së; Dhomën e Përfaqësuesve të Federatës së BeH-së; Presidentin dhe zëvendëspresidentët e Republikës Serpska; Asamblenë Popullore të Republikës Serpska; si dhe kuvendet kantonale në Federatën e BeH-së. U zgjodh e gjithë struktura politike në nivel shtetëror dhe entitetesh”, theksojnë nga Kuvendi.
Këto zgjedhje në Bosnjë e Hercegovinë ishin të rëndësishme sepse për herë të parë u përdorën mjete digjitale për votim, si skanerë dhe pajisje për gjurmët e gishtërinjve. Zgjedhjet u zhvilluan në respektim të parimeve demokratike, përkundër të gjitha sfidave të teknologjisë së re, e cila u ndihmoi qytetarëve të BeH-së të shprehin vullnetin e tyre.






