Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka uruar Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për organizimin e Kuvendit të VI-të Zgjedhor dhe Sami Morinën për zgjedhjen në krye të Këshillit Drejtues.
Qyra i ka uruar Morinës sukses në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke theksuar rëndësinë e rolit të OEMVP-së në përfaqësimin e komunitetit të biznesit dhe në zhvillimin ekonomik.
“OEMVP ka një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e komunitetit të biznesit, në krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve”, ka shkruar Qyra.






