Më 3 tetor 1996, në qendër të Shkupit, u krye atentati ndaj presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov.
Sulmi ndodhi në rrugën “Makedonija”, pranë hotelit “Bristol”, kur një bombë e vendosur në një automjet shpërtheu në momentin që kalonte vetura e presidentit.
Gligorov i mbijetoi shpërthimit me lëndime të rënda në kokë. Në atentat humbi jetën shoferi i tij, Aleksandar Spirovski, ndërsa u plagosën truproja Ilço Teovski dhe disa kalimtarë.
Pas atentatit, autoritetet zhvilluan një hetim të gjerë, duke kontrolluar dhjetëra mijëra automjete dhe marrë në pyetje një numër të madh personash.
Megjithatë, edhe 30 vjet pas ngjarjes, ende nuk dihet se kush e organizoi atentatin ndaj Kiro Gligorovit. Rasti vazhdon të mbetet i pazbardhur.






