Ahmeti nga Sllupçani: Mbështetje të fuqishme për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit në Sllupçan të Likovës, ka shprehur mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procese gjyqësore në Hagë.

Ahmeti tha se kishte shkuar në Sllupçan për t’u dhënë, siç u shpreh, “mbështetje të fuqishme dhe të parezervë” bashkëluftëtarëve të tij.

Sipas Ahmetit, ish-drejtuesit e UÇK-së po përballen me procese të padrejta dhe akuza të fabrikuara nga Beogradi dhe Moska.

“UÇK-ja është një vlerë sublime e kombit tonë. Ajo doli nga populli dhe luftoi për popullin”, ka shkruar Ahmeti, duke shtuar se drejtësia duhet të bazohet në fakte dhe prova dhe jo në, siç e quajti ai, “fabrikime politike”.

Deklarata e Ahmetit vjen në kohën kur proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vazhdojnë të jenë pjesë e debatit publik dhe politik shqiptar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit