Alphabet, kompania mëmë e Google, ka prezantuar modelin e ri të inteligjencës artificiale, Gemini 4 Argon, i cili është zhvilluar për programim, kërkim dhe shkrim, por me fokus të veçantë te siguria kibernetike.
Sipas Google, Argon mund të identifikojë, verifikojë dhe korrigjojë në mënyrë autonome dobësi kritike në programe. Modeli është trajnuar posaçërisht për t’u përballur me kërcënimet kibernetike dhe aktualisht do të jetë i qasshëm vetëm për një grup të kufizuar partnerësh të kompanisë.
Google thotë se Argon po përdoret edhe nga punonjësit e saj për programim dhe korrigjim të kodeve. Modeli mund të analizojë gjithashtu materiale vizuale, përfshirë video të gjata dhe grafikë.
Kompania pretendon se në disa teste Argon ka tejkaluar modele të tjera të AI-së, përfshirë GPT-6 Astra të OpenAI dhe modelet Fable dhe Opus të Anthropic.
Prezantimi i modelit vjen në një periudhë të konkurrencës së fortë mes kompanive kryesore të inteligjencës artificiale për zhvillimin e modeleve më të avancuara.






