Rama dhuron gjak, Kryeministria i bashkohet nismës në ndihmë të fëmijëve talasemikë

Advertisement

Kryeministria i është bashkuar edhe këtë vit nismës për dhurimin vullnetar të gjakut.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë momente nga dhurimi i gjakut në njësinë e lëvizshme të vendosur në ambientet e Kryeministrisë.

Në këtë nismë janë përfshirë edhe punonjës të institucioneve qendrore dhe vendore, duke iu bashkuar fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Fushata synon të sigurojë gjak për fëmijët talasemikë, si dhe për të gjithë pacientët që kanë nevojë jetike për transfuzion gjaku.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit