Sulejmani: Studentët nga familjet e rrezikuara financiarisht nuk do të mbeten pa konvikt

Advertisement

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka thënë se studentët nga familjet me gjendje të vështirë financiare do të kenë prioritet gjatë sistemimit në konvikte.

Duke folur në emisionin “n’Podium” në Ora24.tv , Sulejmani tha se gjatë procesit të aplikimit për akomodim janë marrë parasysh edhe studentët që vijnë nga familje financiarisht të rrezikuara.

Ai theksoi se qëllimi është që këta studentë të mos mbeten pa akomodim për shkak të pamundësisë për të përballuar shpenzimet e banimit privat.

“Besoj se nuk duhet të ketë rast që një student nga një familje e tillë të mbetet jashtë konviktit”, u shpreh Sulejmani.

Sa i përket gjendjes së konvikteve, zëvendësministri bëri të ditur se të gjitha objektet studentore janë në plan për rikonstruksion, ndërsa dy prej tyre tashmë janë përfunduar. Së shpejti pritet të nisë edhe rinovimi i konviktit “Pelagonia”.

Për shkak të punimeve në “Pelagonia”, një pjesë e studentëve do të sistemohen në konvikte të tjera në vend. Sulejmani tha gjithashtu se Ministria e Arsimit po planifikon marrëveshje me konviktet e universiteteve të Evropës Juglindore, me qëllim që të sigurohet akomodim për sa më shumë studentë.Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit