Një zjarr ka shpërthyer në një zonë të hapur poshtë fshatit Rastak, në kufirin mes komunave Gazi Babë dhe Butel.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave, nga zjarri është përfshirë bar i gjatë dhe i thatë, si dhe pyll me rritje të ulët.
Ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit janë njoftuar dhe janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të ndërhyrë dhe lokalizuar zjarrin.






