Deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska, ka deklaruar përmes një postimi në rrjetet sociale se prej disa ditësh po merr kërcënime lidhur me qëndrimet e saj për reforma dhe vetting brenda partisë.
Petrovska ka pretenduar se disa deklarata dhe paraqitje publike të aktorëve politikë janë të koordinuara, duke përmendur liderin e LSDM-së, Venko Filipçe, ministrin Vlado Misajllovski dhe VMRO-DPMNE-në.
Ajo ka kërkuar nga institucionet kompetente që të verifikojnë pretendimet dhe gjetjet për të cilat flet, ndërsa Filipçen dhe Misajllovskin i ka ftuar në një debat televiziv për këto çështje.
“Publiku ka të drejtë ta dijë të vërtetën. I ftoj institucionet kompetente sa më shpejt të verifikojnë gjetjet”, ka shkruar Petrovska.
Në reagimin e saj, ajo ka përsëritur kërkesën për reforma dhe vetting në LSDM, ndërsa pretendimet e tjera i ka paraqitur si çështje që, sipas saj, duhet të sqarohen përmes verifikimit institucional dhe debatit publik.






