Ballkani Perëndimor ka nevojë për një treg rajonal që funksionon, por mbi të gjitha për një bashkëpunim që e afron rajonin me Bashkimin Evropian.
Procesi i Berlinit është korniza për ta kthyer këtë bashkëpunim në rezultate konkrete: më pak barriera për bizneset, më shumë investime, konkurrueshmëri më të madhe dhe lidhje më të forta me zinxhirët evropianë të vlerës.
Potenciali ekonomik i rajonit është i madh. Hapi i radhës është që kompanitë vendore të mos mbeten vetëm pjesë e prodhimit, por të krijojnë më shumë vlerë, të zhvillojnë teknologji dhe produkte të tyre dhe të kenë rol më të madh në tregun evropian.
Në këtë drejtim, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në konferencën ekonomike në Budva, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku në fokus ishte forcimi i Tregut të Përbashkët Rajonal dhe afrimi ekonomik i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.
Ky është bashkëpunimi rajonal që mbështet VLEN-i. Bashkëpunim që krijon mundësi dhe e çon rajonin më afër Evropës.






