Në universitetet e Maqedonisë së Veriut sot nis viti i ri akademik 2026/2027. Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, në universitete organizohet ora e parë akademike.
Në institucionet e arsimit të lartë në vend studiojnë rreth 53.500 studentë në studimet deridiplomike. Prej tyre, 46.925 janë studentë të rregullt, ndërsa rreth 6.600 ndjekin studimet me korrespondencë.
Këtë vit, rreth 13.800 studentë regjistrohen për herë të parë në vitin e parë të studimeve.
Ora e parë akademike mbahet në disa universitete të vendit, përfshirë Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, Universitetin “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir, Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, Universitetin Shtetëror të Tetovës, Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup dhe Universitetin “Shën Apostol Pavle” në Ohër.
Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ceremonia e fillimit të vitit akademik zhvillohet në pllajën e universitetit, ndërsa studentëve do t’u drejtohet edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.
Ndërkohë, në Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, në ceremoninë e fillimit të vitit akademik do të marrë pjesë kryeministri Hristijan Mickoski.
Vetëm në UKIM këtë vit janë regjistruar 8.851 studentë të rinj në 23 fakultete. Aktualisht, në këtë universitet studiojnë mbi 26 mijë studentë./burim i informacionit






