Bashkimi Demokratik për Integrim, si parti opozitare, shpreh gatishmërinë për të dhënë kontribut në procesin e reformës zgjedhore dhe për arritjen e një konsensusi gjithëpërfshirës.
Kështu deklaroi Blerim Bexheti, i cili theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhen në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, duke marrë parasysh edhe realitetin shumëetnik dhe shumëgjuhësor të vendit.
Bexheti tha se BDI është e gatshme të marrë pjesë në proces dhe shprehu shpresën se do të arrihet një konsensus i gjerë mes aktorëve politikë.
“Ne jemi gati që të japim kontributin tonë”, tha Bexheti.






