Ish-rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe kirurgu abdominal, Nikolla Jankullovski, si dhe ish-drejtoresha e Klinikës për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim, Maja Manoleva, pritet të jenë mes kandidatëve për kryetar të ri të Odës së Mjekëve.
Sipas informacioneve jozyrtare të “Fokus”, mandati i dytë katërvjeçar i kryetares aktuale Kalina Grivçeva-Stardelova ka përfunduar më 1 korrik.
Procesi zgjedhor pritet të nisë më 7 tetor, kur këshillat komunalë nga qytetet e vendit, përmes votimit të fshehtë, do të zgjedhin 80 delegatë. Pas kësaj do të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të ri, mandati i të cilit zgjat katër vjet, me mundësi për edhe një mandat.
Manoleva ka qenë pjesë e drejtimit të Odës në dy mandate si nënkryetare për shëndetësinë sekondare, ndërsa më herët ka drejtuar Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup.
Përfundimi i mandatit të kryetares ka ngritur edhe çështje lidhur me funksionimin e Odës, veçanërisht për komisionin para të cilit të diplomuarit e mjekësisë japin provimin profesional për marrjen e licencës.






