Ferati: Boshnjakët janë hallkë e rëndësishme e shoqërisë sonë

Advertisement

Ministri Agon Ferati ka zhvilluar takim me përfaqësues të komunitetit boshnjak, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Boshnjakëve.

Gjatë takimit u diskutua për kontributin e komunitetit boshnjak në shoqëri, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me institucionet për adresimin e çështjeve dhe nevojave të këtij komuniteti.

Ministri Ferati theksoi se angazhimi i tij do të jetë në drejtim të mbështetjes së nevojave të boshnjakëve dhe krijimit të mundësive më të mira për të gjithë qytetarët.

“Boshnjakët, njësoj si të gjithë qytetarët e tjerë, janë hallkë e rëndësishme e shoqërisë sonë, ndërsa kontributi i tyre është pjesë e rëndësishme e mozaikut tonë shoqëror”, deklaroi Ferati.

Ai shtoi se synimi është që çdo komunitet të ketë hapësirë, mbështetje dhe mundësi të barabarta për zhvillim e përparim, ndërsa u përcolli urime pjesëtarëve të komunitetit boshnjak me rastin e Ditës së tyre Ndërkombëtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit