Shasivari u bën thirrje partive politike për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Advertisement

Të mërkurën, ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, do të zhvillojë një tjetër përpjekje për të mbledhur në një tryezë të përbashkët përfaqësuesit e partive parlamentare, me qëllim që të afrohen qëndrimet e tyre lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe çështjet për të cilat ende nuk ka dakordim.

Nga Levica, e cila ka ngritur më shumë shqetësime lidhur me reklamimin politik gjatë fushatave zgjedhore, kanë bërë të ditur se do të marrin pjesë në takimin e së mërkurës. Ata presin që ftesës t’i përgjigjen edhe partitë e tjera parlamentare.

Në rast se edhe kjo përpjekje nuk sjell rezultat, një nga mundësitë që po shqyrtohet është që propozimet të dorëzohen veçmas, në mënyrë etapore, te grupet parlamentare.

LSDM-ja ndërkohë ka bërë të ditur se pozicionet e saj mbeten të pandryshuara. Partia kërkon që të merren parasysh kërkesat për votimin e diasporës, si dhe vërejtjet lidhur me mënyrën e votimit dhe rrethimin e fletës së votimit, për të cilat pretendon se mund të krijojnë hapësirë për manipulime zgjedhore.

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë deklaruar se mund të pranojnë një njësi zgjedhore dhe rritje të mjeteve për partitë më të vogla, nëse arrihet marrëveshje për një Kod të ri Zgjedhor. Në të njëjtën kohë, diaspora sipas tyre mbetet prioritet strategjik, ndërsa si një nga modelet e mundshme është propozuar votimi përmes postës.

Për ndryshimet në Kodin Zgjedhor deri më tani janë zhvilluar disa koordinime në Kuvend, por partitë opozitare kishin paralajmëruar rreth 13 mijë amendamente.

LSDM-ja, që në fillim të përpjekjeve të reja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, kishte paralajmëruar se do të dorëzonte 10 mijë amendamente.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit