Një përleshje fizike ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një shtëpi familjare në lagjen Shuto Orizare të Shkupit.
Sipas policisë, më 27 shtator rreth orës 23:00, pas një debati verbal ka nisur përleshje mes dy vëllezërve, të moshës 26 dhe 20 vjeç, dhe nënës së tyre 46-vjeçare.
Rasti është raportuar në SPB Shkup rreth orës 23:20. Të tre personat janë nga Shkupi.
Policia ka njoftuar se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndërmerren masat e nevojshme dhe do të paraqiten kallëzimet përkatëse.






