Taravari: Para largimit nga VLEN-i i propozova Mexhitit të bëheshim bashkë

Advertisement

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka folur në emisionin “Debat në SHENJA” për largimin e tij nga VLEN-i dhe një bisedë që kishte zhvilluar me Izet Mexhitin në atë periudhë.

Taravari tregoi se para largimit nga koalicioni i kishte propozuar Mexhitit që të bashkoheshin politikisht.

Sipas Taravarit, ai i kishte thënë Mexhitit se, pavarësisht përplasjeve që kishin me figura të ndryshme politike, duhej të bashkoheshin. Ai tha se në atë bisedë kishin qenë të pranishëm edhe dy persona të tjerë, miq të përbashkët.

Taravari deklaroi se Mexhiti nuk e kishte pranuar propozimin dhe i kishte thënë se do të vazhdonte me VLEN-in.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit