Delegacioni parlamentar i Maqedonisë së Veriut, pjesë e të cilit ishte edhe deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, zhvilloi vizitë në Mexhlisin Esh-Shura të Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Azizi, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, dhe deputetët Nikolla Micevski e Oliver Spasovski, u pritën nga kryetari i Mexhlisit Esh-Shura, Abdullah bin Mohammed.
Në takim u diskutua për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, me fokus në bashkëpunimin parlamentar, hapjen e ambasadave dhe vendosjen e një linje të rregullt ajrore Shkup–Xhide.
Palët diskutuan gjithashtu për mundësitë në ekonomi, investime dhe turizëm.
Azizi tha se forcimi i kontakteve institucionale dhe krijimi i lidhjeve të drejtpërdrejta mund të hapin mundësi të reja bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët.
Ai e cilësoi vizitën si një hap drejt thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Arabisë Saudite.






