Mustafa: Nuk jam propozuar për president, nuk ka dakordim me mua

Advertisement

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa, ka deklaruar se nuk është propozuar si kandidat për president të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Mustafa tha se nuk ka pasur asnjë dakordim me të për një kandidaturë të tillë.

“Jo, unë nuk jam propozuar. Nuk është e dakorduar me mua”, tha Mustafa.

Ndërkaq, i pyetur për komentet se mund të ketë një ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, Mustafa u shpreh se nuk i sheh këto deklarata.

“Nuk i shoh hiç”, tha ai. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit