Azgan Haklaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me Denion Meidanin, ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, i cili tashmë është emëruar ambasador në Kosovë.
Në takim, Haklaj, së bashku me Ferdinand Samarxhiun, e falënderoi Meidanin për angazhimin dhe komunikimin e vazhdueshëm pas vendimit të autoriteteve maqedonase për përfshirjen e Haklajt në “stop-listë”, me arsyetimin se përbën “kërcënim për sigurinë publike kombëtare në Maqedoninë e Veriut”.
Sipas Haklajt, Meidani do të vazhdojë të angazhohet për këtë çështje dhe të kërkojë drejtësi.
“Ambasadori do të vazhdojë të ngrejë zërin si përherë e të kërkojë drejtësi”, ka shkruar Haklaj në reagimin e tij.






