13-vjeçari përfundon në spital, dyshohet se u sulmua nga prindi i një bashkëmoshatari

Advertisement

Një 13-vjeçar nga Shkupi ka përfunduar në spital me lëndime, pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht nga prindi i një bashkëmoshatari të tij. Incidenti ka ndodhur dje pasdite në territorin e Komunës së Aerodromit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rasti është raportuar më 25 shtator, rreth orës 15:38, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku 13-vjeçari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 12:20, në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup, ai është sulmuar fizikisht nga S.R., prindi i një bashkëmoshatari të tij”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe përcaktimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur incidenti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit