Elmazi: Pastruam deponinë në Radushë, tani mbjellim fidanë

Advertisement

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamet Elmazi, ka njoftuar se është pastruar deponia në Radushë, ndërsa në hapësirën e dikurshme të mbuluar me mbeturina kanë nisur të mbillen fidanë.

Sipas Elmazit, pastrimi i deponisë ishte kërkesë e banorëve të Radushës dhe një prej premtimeve të dhëna gjatë fushatës.

“Aty ku dje kishte mbeturina, sot po mbjellim jetë. Pastrimi i deponisë në Radushë ishte një kërkesë e banorëve dhe një premtim që e dhamë gjatë fushatës. Sot, ajo kërkesë është realizuar, por nuk u ndalëm vetëm te pastrimi”, ka shkruar Elmazi.

Ai tha se mbjellja e fidanëve synon që kjo hapësirë të shndërrohet në një zonë të pastër dhe të gjelbër për komunitetin.

“Sot mbollëm fidanë në këtë hapësirë, me qëllim që një vend që dikur ishte simbol i mbeturinave, të kthehet në një hapësirë të pastër dhe të gjelbër për komunitetin. Punët konkrete janë ato që sjellin ndryshimin. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë”, ka deklaruar kryetari i Sarajit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit