Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Mickoskit, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale në rajon, rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, avancimin e bashkëpunimit dhe interesat e përbashkëta që lidhen me stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Mickoski bëri të ditur se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv do të vazhdojnë, me fokus në forcimin e lidhjeve rajonale dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Takimi u zhvillua gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork, ku po mbahet sesioni i 81-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Mickoski është ndër folësit e paralajmëruar në debatin e përgjithshëm të sesionit.






