Studentët kërkojnë rritjen e subvencionit ditor për ushqim në 200 denarë.

Advertisement

Përfaqësuesit studentorë nga shtatë universitetet e Maqedonisë së Veriut kanë paraqitur kërkesën për rritjen e vlerës ditore të shujtës së subvencionuar studentore nga 140 në 200 denarë.

Sipas studentëve, rritja është e nevojshme për të përballuar koston e një vakti bazë gjatë qëndrimit në universitet. Ata theksojnë se rritja e çmimeve dhe inflacioni kanë ulur fuqinë blerëse të shumës aktuale, duke e bërë më të vështirë sigurimin e një vakti të plotë dhe të balancuar.

Shujta e subvencionuar studentore nisi të zbatohej në vitin 2021, fillimisht me 120 denarë në ditë, ndërsa më pas u rrit në 140 denarë.

Sipas të dhënave të publikuara, masa përfshin rreth 27 mijë deri në 30 mijë studentë të rregullt në vit, të cilët plotësojnë kriteret për përfitim nga kjo mbështetje e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit