Bilalli Zendeli për Grubin: “Nuk është poenta të akuzohet Artani, por të mbrohet Vukoviçi”

Advertisement

Nënkryetarja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli, ka komentuar në emisionin “Debat” në TV Shenja deklaratën e Ali Ahmetit për pafajësinë e Artan Grubit, duke thënë se një qëndrim i tillë është në përputhje me parimin e prezumimit të pafajësisë.

Duke folur për rastin “Lotaria Shtetërore”, Zendeli tha se vendimet e Qeverisë janë kolektive dhe se materialet kalojnë nëpër disa filtra institucionalë, përfshirë edhe Ministrinë e Financave.

Ajo deklaroi se, sipas saj, “faji i vetëm i Artan Grubit është se është gjetur në këtë situatë, pasi ka udhëhequr me seancën qeveritare”, ndërsa shprehu shpresën që në këtë rast “nuk do të ketë lëndë”.

Zendeli foli edhe për dallimin mes kallëzimit penal dhe akuzës, duke pretenduar se kallëzimi ishte bërë për një vepër më të rëndë, ndërsa akuza është ngritur për një vepër më të lehtë.

Duke komentuar akuzën, ajo ngriti gjithashtu pretendime lidhur me të drejtën për organizimin e lojërave të fatit dhe përmendi kompaninë “Kazino Austria” dhe Vllado Vukoviçin.

Sipas Zendelit, çështja nuk duhet parë vetëm përmes akuzës ndaj Grubit, por edhe përmes asaj që ajo e konsideron si rol të Vukoviçit në këtë rast.

“Nuk është poenta që të akuzohet Artani, sa është të mbrohet Vukoviçi”, deklaroi Zendeli.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit