Tre automjete digjen në Shkup brenda pak orësh, policia heton rastet

Advertisement

Tre automjete janë përfshirë nga zjarri në dy raste të ndara në Shkup gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Rasti i parë është raportuar rreth orës 03:05 në rrugën “Xhon Kenedi”, ku ka marrë flakë një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, në pronësi të një 54-vjeçari nga Shkupi. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri në Shkup.

Rasti i dytë është raportuar rreth orës 06:05 në rrugën “Finlanda”. Zjarri ka përfshirë një automjet “Chevrolet Captiva” me targa të Kumanovës, në pronësi të një 40-vjeçari nga Kumanova, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe një “Volkswagen Golf 4” me targa të Shkupit.

Edhe në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është shuar nga ekipet e Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri në Shkup.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rrethanave të të dyja rasteve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit