Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë së Veriut zhvillohet normalisht, kryesisht në akse me sipërfaqe të thata. Jashtë zonave urbane, trafiku paraqitet me intensitet mesatar.
Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk janë raportuar pritje të gjata për hyrje apo dalje nga vendi.
LAMM u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
Vëmendje e veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, zona përgjatë lumenjve dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kujdes i shtuar kërkohet veçanërisht në segmentet Katllanovë–Veles, Mavrovë–Dibër–Strugë, Vinicë–Berovë dhe Koçan–Dellçevë.






