“Sëmundja është një periudhë që duhet ta kalojmë” – mesazhi i grave që përballen me kancerin

Advertisement

Kanceri nuk zgjedh moshën, profesionin apo historinë e jetës. Megjithatë, zbulimi i hershëm dhe kontrollet e rregullta mund të luajnë rol të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjes.

Një nga gratë që prej pesë vitesh po përballet me këtë sëmundje është 47-vjeçarja Natasha Buballova, me profesion stiliste mode. Ajo e përshkruan sëmundjen si një periudhë të vështirë, por që duhet kaluar me vendosmëri.

“Sëmundja duhet të kuptohet si një periudhë që duhet ta kalojmë”, është mesazhi i saj.

Përballja me kancerin nuk është vetëm një proces mjekësor, por prek edhe jetën personale dhe familjare. Mbështetje të rëndësishme pacientet e gjejnë edhe te anëtaret e Shoqatës “Hema Onko”, të cilat ndajnë përvojat e tyre dhe ofrojnë mbështetje emocionale.

Me fokus te parandalimi, kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi i hershëm, në Draçevë u organizua një tribunë edukative ku mjekë, punonjës shëndetësorë dhe persona që kanë përvojë me sëmundjen diskutuan për sfidat, frikën dhe shpresën gjatë përballjes me kancerin.

Sipas njoftimit, fushata do të vazhdojë më 26 shtator me një tjetër tribunë, ndërsa do të përmbyllet me një “Piknik Rozë” në “Shkolka”, në Parkun e Qytetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit